ZYRTARE: Ky është kundërshtari i radhës i Përfaqësueses së Kosovës!
Federata e Futbollit të Kosovës (FFK) e ka gjetur kundërshtarin e Përfaqësueses së Kosovës për miqësoren e muajit shkurt, shkruan zeri.info.
Në fakt, Verdhekaltrit, të cilët e kanë vuajtur mungesën e ndeshjeve miqësore që prej pranimit në UEFA e FIFA, do të përballen me 2 shkurt në Antalya të Turqisë ndaj një kundërshtari modest.
Bëhet fjalë për Azerbajxhanin. FFK-ja njofton se të hënën është paraparë të nënshkruhet marrëveshja e kësaj ndeshjeje miqësore.
Gjithashtu, shtëpia e futbollit kosovar njofton se Përfaqësuesja e Kosovës do të përbëhet nga futbollistët e Superligës së Kosovës, që njëherësh do të jetë një test i mirë për ta parë cilësinë e futbollistëve vendorë, të cilët deri tash kishin pak hapësira në Përfaqësuese.
Ndërkohë, FFK-ja është duke bërë përpjekje që ta gjejë trajnerin e ri të Përfaqësueses, i cili do ta pasojë Albert Bunjakin e larguar. Në ndeshjen e fundit, Kosovën e udhëhoqi ndihmësi i Bunjakit, Muharrem Sahiti. /Zëri/