Kane joshet nga paga vjetore që i ofron Reali

Sport January 06, 2018 - 11:40

ë12 milionë euro në sezon, kjo është paga që Reali i ka ofruar Harry Kanet.

Është mbushur kupa, Karim Benzema po luan sezonin e fundit me fanellën e Real Madridit.

“Los Blancos” janë hedhur në sulm për të gjetur zëvendësuesin e sulmuesit francez që gjendet në “Santiago Bernabeu” që nga viti 2009.

Harry Kane i Tottenhamit është kandidati kryesor për ta veshur fanellën e bardhë nga sezoni 2018/19.

Sipas “Diario Gol”, Reali tashmë e ka njoftuar lojtarin për pagën vjetore që do ta ketë në Spanjë, në rast transferimi në verë.

Besohet se Reali do t’i ofrojë 12 milionë euro në sezon sulmuesit anglez, që la prapa Cristiano Ronaldon, Lionel Messin dhe Robert Lewandowskin për t’u shpallur golashënuesi më i mirë në vitin kalendarik 2017. /Gazeta Express/