Ronaldo: Kam mundur t’i bashkohem Juventusit, por...

Sport December 29, 2017 - 11:34

Cristiano Ronaldo e pranon se ka mundur t’i bashkohet Juventusit, por Manchester Unitedi i kishte ofruar kushtet më të mira.

Sulmuesi i Real Madridit lidhej me një kalim të “Zonja e vjetër” kur ishte më i ri dhe pjesë e Sporting Lisbon, por Marcelo Salas kishte refuzuar të bëhej pjesë e marrëveshjes dhe të kalonte në Sporting, transmeton Express.

Përfundimisht, Ronaldo iu bashkua Unitedit dhe për këtë ka folur me legjendën e Juventusit, Alessandro Del Piero.

“Shumë skuadra ishin të interesuara për mua”, ka thënë portugezi në një intervistë për Sky, e cila do të transmetohet në janar si e plotë.

“Njeriu kryesor gjithmonë ka qenë Jorge Mendes [agjenti], megjithatë. Ai më dha drejtimin e duhur. Natyrisht, e mbaj në mend se biseduam me Juventusin dhe isha i lumtur sepse Juve është klub i jashtëzakonshëm. Por, biseduam edhe më Real Madridin dhe Manchester Unitedin e shumë skuadra tjera. Skuadra që m’i ofrojë kushtet më të mira ishte Manchester Unitedi”, shpjegoi portugezi. /Express/