“Lojtarët e Real Madridit nuk deshën t’i shkëmbenin fanellat me ne”

Sport December 15, 2017 - 16:30

Lojtari i Gremios, Walter Kannemann, është duke u përgatitur për finalen e dytë kundër Real Madridit në turneun e Kupës së Botës për Klube.

Real Madrid dhe Gremio do të ndeshen nesër me fillim nga ora 18:00 në finale të Kupës së Botës për Klube, transmeton Express.

Ndërkohë, Kannemann veçse ishte ndeshur një herë me Real Madridin në finale të këtij turneu, në vitin 2014 kur Real Madridi e mposhti skuadrën e tij të atëhershme, San Lorenzo.

E argjentinasi i kishte përjetuar dy gjërat hidhura në atë kohë, humbjen 2-0 dhe refuzimin e lojtarëve madrilenë për t’i ndërruar fanellat.

“Kur luajta në finale me San Lorenzon, lojtarët e Madridit nuk deshën t’i shkëmbenin fanellat me ne”, ka zbuluar Kannemann për Onda Cero.