Super basketbollisti nga Kosova që po shkëlqen në Amerikë

Sport December 13, 2017 - 18:17

Është vetëm 18 vjeçar, por po shkëlqen me paraqitjet e tij.

Është ky Vigan Gashi, basketbollisti nga Kosova i cili së fundmi po paraqitet për ekipin amerikan, Wilson Area High School, raporton Gazeta Sporti.

18 vjeçari ka filluar karrierën e tij në Prishtinë, për tu transferuar më pas në Turqi tek Trabzonspor dhe Bayer Giants Leverkusen dhe së fundmi në Amerikë.

Image

Statistikat e Viganit, tregojnë se në të ardhmen ai do të përfaqësojë denjësisht Kosovën.

Ai në ndeshjen e parë me ekipin amerikan arriti të shënojë 25 pikë ndaj ekipit kundërshtar, North Western High School

Gashi shënoi gjithsej gjashtë 3 pikësha duke mahnitur të gjithë tifozët në atë takim.

Lojtari cilësohet të jetë e ardhmja e basketbollit kosovar.