Pasi u lirua nga Feronikeli, Behar Maliqi pëlqehet nga ish-kampioni i Kosovës

Sport December 13, 2017 - 15:54

Behar Maliqi është njëri prej futbollistëve të Feronikelit që u lirua nga klubi i Drenasit pas largimit të kryesisë së këtij klubi, me kërkesë të kryetarit të Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, shkruan zeri.info.

Dhe, mesfushori kualitativ kosovar duket se është mjaft i pëlqyer nga klubet tjera kosovare.

E para që ia ka bërë me sy është ish-kampionia e Kosovës, Vushtrria, e cila tash garon në Ligën e Parë të Kosovës.

Kështu të paktën shkruan në një postim të grupit të këtij klubi, siç mund ta shihni më poshtë. /Zëri/

Image