Falcao shënon njërin prej golave më të mirë të vitit

Sport December 13, 2017 - 11:07

Radamel Falcao e ka shënuar mbrëmë njërin prej golave më të mirë të vitit 2017.

Sulmuesi kolumbian e mori topin në mes të fushës dhe e goditi menjëherë drejt portës, pasi portieri kishte dalë nga ajo, për të shënuar një super gol, transmeton Express.

Monaco veçse po fitonte 1-0 kur Falaco e shënoi këtë gol spektakolar kah fundi i ndeshjes ndaj Caen.

Monaco fitoi 2-0 në fund dhe e siguroi një vend në çerekfinale të Kupës së Francës.

Shijojeni golin më poshtë. /Express/