Nuk ka si Messi

Sport December 11, 2017 - 11:36

Sulmuesi i Barcelonës, Paco Alacer ka lavdëruar bashkëlojtarin e tij, Lionel Messi. Alacer thotë se ylli argjentinas është unik dhe nuk ka të tjerë si ai, transmeton zeri.info

Messi barazoi rekordin prej 525 golave të Gerd Mullerit për më së shumti gola te një klub nga top pesë ligat evropiane, pas shënimit të tij në fitoren 2:0 kundër Villarealit të dielën.

Derisa Messi u barazuar nga ylli i Real Madridit, Cristiano Ronaldo me “Topa të Artë”, Alacer thotë se asnjë futbollist tjetër nuk mund të krahasohet me 30-vjeçarin.

“Nuk kam fjalë për ta përshkruar Leon. Ai është unik. Nuk ka asnjë tjetër në botë si ai”, deklaroi Alacer për “Barca TV”.

“Nuk ka mbiemra për të përshkruar këtë lojtar”, shtoi ai.

Fitorja kundër Villarealit, ishte e dymbëdhjeta për Barcelonën nga 15 ndeshje të ligës spanjolle dhe ruajtën diferencën prej 5 pikësh në tabelë me vendin e dytë, që mbahet nga Valencia./Zëri