ZYRTARE: Ja kur fillon dhe mbaron afati kalimtar dimëror në basketboll

Sport December 10, 2017 - 18:05

Tashmë kanë mbetur vetëm edhe dy xhiro deri në përfundimin e stinorit vjeshtor në Superligën e Kosovës në basketboll, shkruan zeri.info.

Ndërkaq, Federata e Basketbollit të Kosovës ka njoftuar se pjesa e dytë e kampionatit do të fillojë më 13 janar.

Ndërkohë, Shtëpia e Basketbollit kosovar ka marrë vendim edhe rreth afatit kalimtar dimëror, i cili do të hapet më 8 janar dhe do të mbyllet më 12 janar 2018 dhe vlen për të gjitha ligat. /Zëri/