De Gea, më i miri në botë

Sport December 03, 2017 - 14:15

Trajneri i Manchester Unitedit, Jose Mourinho thotë se portieri i ekipit të tij, David De Gea është portieri më i mirë në botë, transmeton zeri.info

De Gea bëri disa pritje të jashtëzakonshme dhe ndihmoi në fitoren e ekipit të tij 1:3 në udhëtim te Arsenali të shtunën.

“I thashë atij pas ndeshjes, ai që pashë sot ishte portieri më i mirë në botë”, deklaroi Mourinho.

“Në ndeshje të mëdha keni nevojë për portierë, por e gjithë përpjekja e skuadrës sonë ishte e mahnitshme. Ishte një ndeshje fenomenale. Më pëlqeu mënyra sesi skuadra ime luajti dhe fitoi. Por, gjithashtu duhet të them, edhe se në disa periudha, Arsenali luajti një futboll të jashtëzakonshëm, futboll sulmues, duke na vënë në vështirësi”, shtoi ndër të tjera strategu portugezi./Zëri