Kështu u mbyllën pjesët e para në tri ndeshjet e sotme të Superligës

Sport December 03, 2017 - 13:56

Janë mbyllur tashmë pjesët e para në tri ndeshjet e sotme të xhiros së 18-të të Superligës së Kosovës në futboll, shkruan zeri.info.

Derbi i Anamoravës, i cili po zhvillohet ndërmjet Gjilanit dhe Dritës pas 45 minutash nuk ka sjellë fitues, pasi skuadrat po luajnë baras, 0:0, përkundër rasteve që i kishin.

Edhe ndeshja tjetër e rëndësishme ndërmjet Llapit dhe Trepçës ’89 pas pjesës së parë u mbyll pa gola, 0:0.

Ndërkaq, dueli i fqinjëve në mes të Besës dhe Vëllaznimit, pas pjesës së parë gjithashtu u krye 0:0. /Zëri/