Gattuso: Ky futbollist i Milanit kërkohet nga Barcelona dhe Arsenali

Sport November 29, 2017 - 13:34

Gennaro Gattuso ka theksuar se Barcelona dhe Arsenal janë duke monitoruar gjendjen e Andre Silvas te skuadra nga San Siro.

Gennaro Gattuso ka bërë të ditur se sulmuesi i Milanit, Andre Silva ka zgjuar interesim nga disa klube të mëdha evropiane.

Trajneri i ri i “Rossonerëve” ka theksuar se Barcelona dhe Arsenal janë duke monitoruar gjendjen e reprezentuesit portugez te skuadra nga San Siro.

“Silva kërkohet nga Barcelona dhe Arsenal. Por, unë pres që ai ta jap maksimumin në Milan”, deklaroi Gattuso, përcjell “lajmi.net”.

Silva iu bashkua Milanit gjatë afatit kalimtar të verës nga Porto.