Mourinho i frikësohet largimit të Fellainit

Sport November 24, 2017 - 13:20

Trajneri i Manchester Unitedit, Jose Mourinho është i shqetësuar nga një largim i mundshëm i mesfushorit Marouane Fellaini në verën e ardhshme, transmeton zeri.info

30-vjeçari ka kontratë me klubin anglez deri në qershorin e vitit të ardhshëm dhe e ardhmja e tij është vënë në dyshim.

Reprezentuesi belg ka pasur një marrëdhënie jo edhe aq të mirë tifozët e “djajve të kuq”, por është bërë një lojtar kyç nën drejtimin e strategut portugez.

I pyetur nëse është i shqetësuar për një largim të mundshëm të Fellainit në verë, Mourinho u përgjigj: “Po, jam”.

“E respektoj lojtarin sepse ai e ka të drejtën për të vendosur të ardhmen e tij. Atij i përfundon kontrata, ai ka të drejtë që të vendosë për të ardhmen dhe unë e respektoj bordin sepse vendimet dhe diskutimet janë nën kontrollin e tyre”, u shpreh ai./Zëri