Ter Stegen, më i miri në botë

Sport November 23, 2017 - 10:35

Mbrojtësi i Barcelonës, Lucas Digne beson se bashkëlojtari i tij Marc-Andre ter Stegen është portieri më i mirë në botë, transmeton zeri.info

Digne lavdëroi reprezentuesin gjerman për dy pritjet e tij vendimtare në sfidën kundër Juventusit në Ligën e Kampionëve, e cila përfundoi me rezultatin 0:0.

Sidoqoftë, pavarësisht barazimit Barcelona siguroi kualifikimin nga faza e grupeve të kompeticionit më prestigjioz evropian.

Portieri i Bayern Munichut, Manuel Neuer dhe ai i Manchester Unitedit, David De Gea shihen si dy prej portierëve më të mirë në botë momentalisht.

Por, Digne mendon se në mesin e tyre është edhe Ter Stegen. “Për mua, Ter Stegen është momentalisht portieri më i mirë në botë”, deklaroi Digne.

“Ai është duke luajtur në një nivel me të vërtetë të lartë”, shtoi francezi./Zëri