Distria, Nora e Majlinda në 'Himalaje'

Sport November 23, 2017 - 10:22

Pas medaljes së artë të fituar në turneun botëror “Grand Prix” të Hagës, Distria Krasniqi është ngjitur në vendin e pestë të ranglistës botërore në kategorinë 52 kg, shkruan sot gazeta Zëri.

Në këtë kategori e para aktualisht është Erika Miranda, e ndjekur nga Ai Shishime dhe Majlinda Kelmendi, e cila është e detyruar të pauzojnë shkaku i një lëndimi.

Ndërsa, edhe Nora Gjakova është ngjitur në vendin e pestë në kategorinë 57 kg falë medaljes të artë që e fitoi në “Grand Prix” në Holandë. Kurse Akil Gjakova është ngritur në pozitën e 29-të te kategoria 73 kg. /Zëri/