Reali ‘shprazet’ në APOEL-in, Sevilla ‘përmbys’ Liverpoolin

Sport November 21, 2017 - 22:50

Real Madridi është “shprazur” në APOEL Nicosian, të cilin e ka mposhtur me rezultat të thellë 6:0, shkruan zeri.info.

Cristiano Ronaldo dhe Karim Benzema kanë shënuar nga dy gola, kurse nga një e kanë shtuar Luka Modric dhe Nacho Fernandez. Ndërkohë, Sevilla ka bërë sensacion duke e rikthyer rezultatin ndaj Liverpoolit nga 0:3 në 3:3.

Reds kishin shënuar dy gola me Roberto Firminon dhe një tjetër me Sadio Mane, por spanjollët u kthyen në pjesën e dytë me dy golat e Wissam Ben Yedder dhe një të Guido Pizarros në minutën e fundit. Fitores së vonshme iu gëzua Manchter City, i cili e mposhti Feyenoordin falë golit të Raheem Sterlingut, të shënuar në minutën e 88-të. /Zëri/