Kah po shkon De Gea?

Sport November 21, 2017 - 16:26

Real Madridi nuk ka hequr dorë ende nga David de Gea, shkruan zeri.info.

“Los Blancos” ishin shumë pranë transferimit të portierit spanjoll dy vjet e gjysmë më parë, por gjithçka kishte dështuar në minutat e fundit të afatit kalimtar të verës.

Mirëpo, kjo nuk nënkupton se kampioni evropian është dorëzuar. Madje, sipas të përditshmes spanjolle “Cadena SER”, portieri i Manchester Unitedit mbetet ende objektivi numër 1 i kampionit spanjoll, i cili do të mundohet ta transferojë përfaqësuesin spanjoll verën e ardhshme.

Reali flitej se do ta transferojë Kep Arrizabalagan, por më shumë preferon t’i shpenzojë 70 milionë euro për transferimin e De Geas sesa t’i harxhojë 50 milionë për portierin e Athletic Bilbaos.

Reali nuk i beson më portierit aktual Keylor Navas. /Zëri/