KEK-u, kampion vjeshtor

Sport November 21, 2017 - 14:04

KEK-u po tregohet superior në Ligën e Parë të Kosovës në futboll, shkruan sot gazeta Zëri.

Skuadra nga Kastrioti ka qenë dominuese absolute ndaj kundërshtarëve, duke u shpallur në fund kampione vjeshtore me 35 pikë të grumbulluara, katër më shumë se përcjellësi kryesor, Ballkani (31) dhe pesë më shumë se Vushtrria (30), që është e treta.

KEK-u në 15 ndeshje nuk e ka pësuar asnjë humbje, duke regjistruar 10 fitore e 5 barazime, ndërsa i ka shënuar 21 gola e i ka pësuar vetëm 2. /Zëri/