Çfarë duhet të bëjë Italia tani? Përgjigje interesante nga Tare

Sport November 20, 2017 - 12:24

Prej vitesh ai është një prej menaxherëve më të fortë në Itali dhe jo vetëm.

Falë tij Lazio është kthyer ndër skuadrat më të forta në Itali dhe padyshim ai ka hyrë në radhën e personaliteteve më të rëndësishëm të futbollit.

Igli Tare ishte mysafir në programin më të rëndësishëm sportiv në Itali, Domenica Sportiva, ku foli për situatën që po kalon futbolli italian, pas mos arritjes së kualifikimit për në Kupën e Botës.

‘Të njëjtin problem që po vuan Italia tani e ka vuajtur Gjermania në vitet ‘90. Ka ardhur momenti të besohet te të rinjtë, për të kërkuar kualifikueset. Ka shumë të rinj të talentuar. Duhet dhënë kurajo këtyre futbollistëve’ deklaroi Tare.

Ish-sulmuesi i Beshias dhe Lazio foli me shumë emocion për kombëtaren italiane, por tregoi shumë optimizëm për të ardhmen e kombëtares italiane.

‘E kam vuajtur edhe unë humbjen e Italisë, sepse botërori është bosh pa Italinë. Por nga një situatë e tillë duhet te luftohet për më të mirën dhe bazat janë, me futbollistë të rinj të talentuar dhe mos harrojmë faktin që Italia ka trajnerë shume të mirë. Duhet një projekt afatgjatë dhe me shumë besim’, deklaroi më tej drejtori i Lazios.

Tare foli edhe për skuadrën që drejtoj, duke vlerësuar maksimalisht trajnerin Inzaghi.

“Është një person j shkëlqyer. Njihemi prej 12 vjetësh dhe mund të them që është shumë optimist, pasi edhe në situata kur ne humbasim ai arrin ta karikojë skuadrën. Humbja në derbi kishte shumë faktorë, por më së shumti mendoj mungesa e pjesës më të madhe të futbollistëve për shkak te ndeshjeve të kombëtares ka ndikuar patjetër”.

“Lotito? Nga jashtë krijon tjetër përshtypje, por është presidenti me komod për të punuar. Lazio do të hyjë në merkato në janar, pasi kemi nevojë për një mbrojtës”, tha në fund Tare.