Lichsteiner largohet në janar?

Sport November 20, 2017 - 11:47

Mbrojtësi i Juventusit, Stephan Lichtsteiner pritet që të largohet nga gjigandi torinez gjatë afatit kalimtar të janarit, transmeton zeri.info

Klubi italian pritet që ta lejojë largimin e reprezentuesit zviceran, i cili tashmë e ka pranuar se ditët e tij më të mira i takojnë së kaluarës.

Paraqitjet e fundit të Lichsteinerit nuk kanë qenë edhe aq të mira dhe kjo u konfirmua nga performanca e tij turpëruese ndaj Sampdorias 3:2 të shtunën.

Koha e mbrojtësit të djathtë mund t’i vijë fundi te Juventusi, ndërsa Mattia De Sciglio dhe Benedikt Howedes janë të gatshëm për të marrë vendin e tij. Lichsteiner, i cili është paraqitur në 12 ndeshje këtë edicion dhe ka realizuar një asistim, iu kishte bashkuar Juventusit në vitin 2011 nga Lazio dhe ka fituar gjashtë herë ligën italiane./Zëri