Conte në kërkim të taktikave të reja

Sport November 20, 2017 - 10:53

Trajneri i Chelseat, Antonio Conte është duke menduar për ndryshime në skuadrën e tij në mënyrë që të ketë një mbrojtje më solide.

Conte thotë se Chelsea është duke provuar të bëj ndryshime taktike.

“Këtë edicion mendoj që jemi duke ndryshuar diçka për të gjetur një balancim dhe qëndrueshmëri të re, të kemi një balancim të mirë kur sulmojmë dhe kur mbrohemi. Shpresoj që të vazhdojmë me përmirësime. Kjo është ndeshja e dytë që e pësuam pa pësuar gol dhe ne duhet të vazhdojmë këtë rrugë”, deklaroi Conte.

“Duhet të jem i sinqertë, këta lojtarë dhe kjo skuadër gjithmonë kanë treguar dëshirë të madhe, vullnet të madh për të luftuar në çdo ndeshje”, shtoi ish-trajneri i përfaqësueses italiane dhe Juventusit./Zëri