Barça: Arda Turan është i lirë të largohet, por ende s’ka oferta

Sport November 17, 2017 - 13:56

Barcelona e ka informuar Arda Turanin se nuk bën pjesë në planet e trajnerit Ernesto Valverde për pjesën e mbetur të sezonit dhe se turku është i lirë ta lërë klubin.

Por problemi qëndron në atë se ende asnjë skuadër nuk ka shprehur interesim për 30-vjeçarin, transmeton Express.

Çështja kryesore me të cilën përballet Arda është dëshira e Barcelonës për ta rifituar një pjesë të 34 milionë eurove që katalanët paguan për blerjen e tij nga Atletico Madridi në vitin 2015.

Barcelona shpreson së do të mundë të përfitojë nga një shumë prej 10 milionë euro nga shitja e tij.

Por, përfaqësuesit e lojtarit kanë konfirmuar se askush nuk ka kontaktuar për shërbimet e lojtarit.