Strakosha: E vështirë ta shoh Buffonin të pikëlluar

Sport November 17, 2017 - 11:18

Portieri shqiptar i Lazios, Thomas Strakosha thotë se është e vështirë për të që ta shoh idhullin e tij Gianluigi Buffon kaq të pikëlluar, transmeton zeri.info

Përfaqësuesja italiane është mposhtur me rezultatin e përgjithshëm 1:0 nga Suedia në ndeshjet e barazhit të Botërorit dhe nuk do të jetë pjesë e turneut për herë të parë pas gjashtë dekadave.

“Babai im (legjenda shqiptare Foto Strakosha) është heroi im, por idhulli im gjithmonë ka qenë Buffon dhe më dhemb ta shoh atë kaq të pikëlluar, sepse e gjithë Italia deshi të shkonte përpara”, deklaroi Strakosha.

“Ishte ndjesi e keqe ta shohësh atë aq të shqetësuar dhe më pikëlloi edhe mua, së bashku me të gjithë italianët. Ai meritonte një fund ndryshe me kombëtaren”, shtoi ndër të tjera reprezentuesi shqiptar./Zëri