Zhivko, Azizi, Primislavi, Blazho!

Sport November 16, 2017 - 14:46

Fituesi i medaljes së bronztë olimpike në vitin 1984, Aziz Salihu, kudo që shkon ka respektin dhe ka plot që vuajnë të bëjnë një foto me të, shkruan Bota Sot.

Shumë vrapojnë pas ‘Zizit’ që të fotografohen, për faktin të kanë kujtim një foto me Sportistin e Shekullit.

Në foto janë: Zhivko Dukovski, Aziz Salihu, Primislav Dimovski e Blazho Vasilev.

Kjo foto është bërë në Shkup gjatë turneu të madh ndërkombëtar, “Gongu i Artë”.

Salihu është njeriu që sakrifikoi shumë sidomos në kohën e okupimit, kur Serbia shoveniste e kishte arrestuar e maltretuar madje e rrahu, por asnjëherë nuk mundi ta ndalë 'Zizin' drejt qëllimeve që kishte për sportin e pavarur të Kosovës. /Zëri/