Van Dijk, i përqendruar 100% para sfidës me Liverpoolin

Sport November 16, 2017 - 11:45

Trajneri i Southamptonit, Mauricio Pellegrino nuk ka asnjë dyshim se qendërmbrojtësi Virgil Van Dijk është i përqendruar te klubi anglez, pavarësisht spekulimeve për të ardhmen e tij, transmeton zeri.info

Pellegrino thotë se Van Dijk është i përqendruar para ndeshjes kundër Liverpoolit, e cila luhet të shtunën në orën 16:00.

Reprezentuesi holandez ishte lidhur shumë me një transferim te Liverpooli gjatë verës, por në fund mbeti te Southamptoni.

“Nuk mendoj se do të jetë e vështirë sepse Virgil është i përqendruar 100% te skuadra jonë dhe është duke u stërvitur mirë”, deklaroi Pellegrino.

“Natyrisht ne nuk mund të kontrollojmë tregun dhe në çdo afat kalimtar klubet po tentojnë që të blejnë lojtarët tanë”, shtoi strategu argjentinas./Zëri