Ozilin e do Atletico Madridi

Sport November 14, 2017 - 17:38

Atletico Madridi e ka kontaktuar Arsenalin për të kërkuar informata rreth mesfushorit ofanziv Mesur Ozil, shkruan zeri.info.

Lajmin e ka bërë të ditur tabloidi britanik “The Sun”, sipas të cilit, “Los Colchoneros” e kanë kërkuar përfaqësuesin gjerman për sezonin e ardhshëm duke ia mundësuar atij ta përfundojë sezonin në “Emirates Stadium”.

Ish-futbollisti i Real Madridit ka kontratë me “Gunners”-in deri në fund të këtij sezoni, por nuk përjashtohet mundësia që të largohet nga Londra gjatë janarit ose të nënshkruajë parakontratë me ndonjë klub në janar për t’iu bashkuar atij gjatë verës.

Atletico duket se do t’ia ofrojë Ozilit 200.000 funte në javë dhe një shumë të majme për blerjen e tij.

Ozil kishte luajtur në Spanjë me Realin në periudhën 2010 - 2013. /Zëri/