Jemi me fat që kemi Messin

Sport October 29, 2017 - 12:32

Trajneri i Barcelonës, Ernesto Valverde thotë se klubi spanjoll është me fat që e ka në skuadër sulmuesin Lionel Messi. Valverde lavdëroi yllin e ekipit të tij pas fitores së vështirë 0:2 ndaj Athletic Bilbaos, transmeton zeri.info

Messi ishte ai që shënoi i pari në minutën e 36-të, para se Paulinho të vuloste fitoren prej dt golave në momentet e fundit të takimit.

“Messi do të mund të kishte shënuar edhe ndonjë gol tjetër po të mos ishte për traversën, por ai është i pabesueshëm”, tha Valverde.

“Ai mund të bëj diferencën në çdo moment. Ishte një gol spektakolar. Jemi shumë me fat që lojtari më i mirë në botë luan për ne”, shtoi ai.

“Është e rëndësishme që t’i fitojmë ndeshjet e vështira. Athletic na shkaktoi shumë probleme”, u shpreh Valverde./Zëri