Neymar, si një vëlla për mua

Sport October 26, 2017 - 13:19

Futbollisti i Paris Saint-Germainit, Kylian Mbappe është i lumtur që luan së bashku me Neymarin dhe synon titullin e Ligës së Kampionëve këtë edicion, transmeton zeri.info

Mbappe është duke shijuar së luajturi së bashku me Nymarin dhe thotë se braziliani është si një vëlla i madh për të. Mbappe dhe Neymar iu bashkuan klubi francez gjatë verës për shuma të majme.

Braziliani u bë futbollisti më i shtrenjtë në histori pas transferimit të tij në vlerë prej 222 milionë eurosh, kurse adoleshenti francez do t’i kushtojë parisienëve 180 milionë euro, shumë që do të paguhet vitin e ardhshëm.

“Ai është sjellë si një vëlla i madh për mua. Për mua, është fantastike që të kem një lojtar si ai çdo ditë. Ai është një lojtar i madh, i cili do ta ndihmojë PSG-në që të shkojë një nivel më lartë”, deklaroi Mbappe./Zëri