Van Dijk do ta kishte shpëtuar Liverpoolin

Sport October 23, 2017 - 10:35

Ish-futbollistët Thierry Henry dhe Graeme Souness mendojnë se mbrojtësi i Southamptonit, do ta kishte ndihmuar shumë Liverpoolin këtë edicion, transmeton zeri.info.

Gjigandi anglez kishte kërkuar transferimin e reprezentuesit holandez gjatë verës por Southamptoni kishte refuzuar shitjen e lojtarit. Henry dhe Souness mendojnë se Van Dijku mund të kishte ndalur humbjen e thellë të Liverpoolit 4-1 nga Tottenhami të dielën.

Dejan Lovren bëri një paraqitje të dobët dhe ishte zëvendësuar pas vetëm gjysmë ore për shkak të gabimeve në dy golat e londinezëve, që kishin ardhur pikërisht për faj të kroatit.

“Unë kam luajtur me dy lojtar të tipit të tij (Van Dijk) më këtë shtet, Tony Adams dhe Sol Cambell”, deklaroi Henry.

“Ata ishin në gjendje të komandonin”, shtoi ai. “Mendoj se Van Dijk do ta kishte përmirësuar çdo ekip”, u shpreh Souness, i cili ka luajtur për Liverpoolin dhe Tottenhamin./Zëri