City dhe Unitedi luftojnë për titullin

Sport October 20, 2017 - 10:44

Mesfushori i Manchester Cityt, Kevin De Bruyne beson se klubi i tij dhe rivali lokal, Manchester United do të luftojnë për titullin e ligës angleze gjatë këtij edicioni, transmeton zeri.info

Manchester City e ka filluar edicionin në mënyrë të jashtëzakonshme duke fituar shtatë dhe duke barazuar një ndeshje deri më tani në ligën angleze dhe mbajnë vendin e parë në tabelë me 2 pikë para Manchester Unitedit.

Të drejtuarit e Jose Mourinhos janë ekipi tjetër i pamposhtur këtë edicion dhe mbajnë një distancë prej tre pikësh me vendin e tretë, që mbahet nga Tottenhami.

“Për momentin mendoj kështu, por ende të gjithë janë aty pari. Është ende herët. Nëse humbisni dy apo tre ndeshje ju zbrisni poshtë. Ne shpresojmë që të vazhdojmë kështu”, deklaroi reprezentuesi belg./Zëri