‘Dardanët’, sonte në mbështetje të Skënderbeut ndaj Partizanit

Sport October 19, 2017 - 19:25

Tifozët e Përfaqësueses së Kosovës, “Dardanët” e kanë marrë rrugën drejt Elbasanit të enjten për ta mbështetur Skënderbeun në duel me Partizanin e Beogradit, në ndeshjen e vlefshme për fazën e grupeve të Europa Leagues.

“Dardanët gjithmonë kanë përkrahur edhe klubet shqiptare në arenën ndërkombëtare. Sikurse Prishtinën e Trepçen'89 dje, sot Dardanët janë në përkrahje të Skenderbeut të Korçës. Dardanët sot do të jenë në stadiumin e Elbasanit për të dhënë zemër lojtarëve të Skënderbeut në ndeshjen kundër Partizanit të Beogradit.

Forca Skënderbeu, djemtë e Kosovës janë me ty. Të rritur prej lufte, ma te forte se frika”, shkruan në njoftimin e tifozëve kosovarë. /Zëri/