Panucci tregon pse kërkoi vetëm një ndeshje miqësore

Sport October 19, 2017 - 13:46

Shqipëria ka mundur të luaj dy miqësore në muajin nëntor, por trajneri Christian Panucci kishte vendosur të luante vetëm një

Trajneri i Kombëtares shqiptare, Christian Panucci kishte kërkuar nga Federata Shqiptare e Futbollit t’i organizonin vetëm një ndeshje miqësore.

Sipas italianit, ai dëshironte që të kishte më shumë kohë për të punuar me skuadrën.

“Pse vetëm një miqësore? “Në këtë mënyrë do të kem më shumë kohë në dispozicion për të punuar me skuadrën”, ka thënë Panucci për Panorama Sport.

Shqipëria me 13 nëntor do të luajë miqësoren e vetme ndaj Turqisë në Antalia. /Express/