City turpëron Stoken dhe vazhdon primatin në Ligën Premier

Sport October 14, 2017 - 18:15

Manchester City ka fituar ndaj Stoke Cityt me rezultat 7-2 në në xhiron e tetë të Ligës Premier.

Vendasit ishin thjesht fantastik, duke e lënë kështu kundërshtarin të gjuajë vetëm një herë në portë.

Golin e parë në takim e shënoi Gabriel Jesus në minutën e 17-të, ndërsa pas dy minutash shënoi Raheem Sterling.

Në minutën e 27-të shënoi edhe David Silva, kurse Mame Diouf shënoi në minutën e 44-të dhe me rezultatin 3-1 përfundoi pjesa e parë.

Në dy minutat e pjesës së parë Kyle Walker shënoi, por në portën e tij. Por, kjo duket se vetëm sa motivoi vendasit.

Jesus shënoi edhe një herë në minutën e 55-të, pastaj me dy gola të shpejtë Fernandinho (60’) dhe Leroy Sane (62’).

Golin e fundit në takim e shënoi Bernando Silva.

Pas kësaj fitore City vazhdon në pozitën e parë me 22 pikë, kurse Stoke City bie në vendin e 14 me tetë pikë.


Shaqiri luajti në këtë takim për 90 minuta
Ndeshja e ardhshme e skuadrës së Pep Guardiolas është ndaj Burnleyt. Kurse, skuadra e Xherdan Shaqirit ndaj Bournemouthit.