Lajm i keq për Bardhin

Sport October 13, 2017 - 15:25

Enis Bardhi nuk do të luajë nga minuta e parë për Levanten

Espanyol dhe Levante do të përballen sonte, nga ora 21:00, në kuadër të xhiros së tetë të La Ligës.

Ylli i ri shqiptar, Enis Bardhi nuk do të luajë nga minuta e parë në këtë ndeshje për Levanten, shkruan e përditshmja sportive katalane, Sport.

Bardhi ishte i angazhuar me përfaqësuesen e Maqedonisë në ndeshjen ndaj Italisë dhe Lihtenshtajnit.

Mesfushorin i lindur në Shkup arriti që të shënoj gol në fitoren e Maqedonisë ndaj Lihtenshtajnit. /Express/ 

Image