Pellegri si Ibrahimovici

Sport October 13, 2017 - 13:39

Talenti 16-vjeçar i Genoas, Pietro Pellegri, i cili është duke shkëlqyer me paraqitjet e tij, është Zlatan Ibrahimovici i ri, thotë menaxheri i tij, Giuseppe Riso, transmeton zeri.info

Adoleshenti shënoi tre gola në dy ndeshjet e tij të para në ligën italiane.

Pellegri tashmë ka tërhequr vëmendjen e shumë klubeve evropiane si Paris Saint-Germain, Chelsea dhe Manchester United.

“Nuk jam në kontakt me asnjë për momentin”, tha Riso.

“Jemi duke folur për sulmues shumë të fuqishëm. Le të themi si ai ka karakteristikat e një Zlatan Ibrahimovici të ri. Ai nuk është vetëm një zbulim i Italisë, por është njëri prej lojtarëve më të mirë të rinj në Evropë. Nuk jam i befasuar që është lidhur me PSG-në, shumë klube të mëdha evropiane janë vënë pas tij”, shtoi ai./Zëri