Mbrojtja ta fiton ligën italiane

Sport October 13, 2017 - 13:30

Trajenri i Juventusit, Massimiliano Allegri thotë se mbrojtja e fortë ndihmon shumë në fitimin e ligës italiane, transmeton zeri.info

Allegri e tha këtë gjatë konferencës për shtyp para ndeshjes së sotme mes ekipit të tij dhe Lazios.

“Lazio është një skuadër solide, ata janë të mirë organizuar, kanë një traner shumë të mirë dhe do të jetë një ndeshje e komplikuar për ne. Mund të ndodh që ndonjë autsajder të fitoj titullin, por Superkupa ishte një ndeshje shumë e çuditshme”, deklaroi Allegri, ekipi i të cilit ishte mposhtur 3-2 nga Lazio  në Superkupën italiane.

“Ky edicion do të jetë i vështirë, ne duhet të bëjmë diçka më shumë për të fituar titullim. Të gjithë duan ta mposhtin Juventusin dhe të gjithë shpresojnë që Juventusi të mos e fitojë titullin. Mbrojtja ta fiton titullin”, shtoi ai./Zëri