Mustafi mungon 6 javë

Sport October 12, 2017 - 13:41

Futbollisti shqiptar i Arsenalit, Shkodran Mustafi pritet të mungoj rreth gjashtë javë pas lëndimit të pësuar në sfidën mes Gjermanisë dhe Azerbajxhanit, transmeton zeri.info

Qendërmbrojtësit iu desh të largohej pas 36 minutash lojë në sfidën e fundit të gjermanëve në kualifikueset e Botërorit 2018.

“Kemi humbur Mustafin për rreth gjashtë javë. Nuk mendoj që ai do të jetë i gatshëm para ndeshjeve të ardhshme të kombëtareve”, tha trajneri i Arsenalit, Arsene Wenger.

Strategu francez gjithashtu tha se në sfidën e ardhshme ndaj Watfordit pritet të mungojnë edhe Sead Kolasinac dhe Laurent Koscielny, ndërsa deklaroi se në stërvitje me skuadrën janë rikthyer Mesut ozil dhe Danny Welbeck.

Mustafi është paraqitur në 6 ndeshje këtë edicion për klubin londinez./Zëri