Humbja e nëntë e Kosovës, Islanda në Botëror

Sport October 09, 2017 - 20:42

- Përfaqësuesja e Kosovës e ka pësuar humbjen e nëntë në eliminatoret e Botërorit 2018. Verdhekaltrit janë mposhtur nga Islanda me rezultat 2:0, duke i mbyllur këto kualifikime në mënyrë dëshpëruese. Golat për islandezët i shënuan Sigurdsson dhe Gudmundsson. Me këtë fitore Islanda shkoi në Botëror.

- Islanda e shënoi edhe golin e dytë. Gudmundsson shënoi pas asistimit të Sigurdsson në minutën e 68-të, 2:0.

Image

- Fillon pjesa e dytë. Kosova do ta tentojë barazimin, edhe pse nuk do ta ketë aspak të lehtë.

- Mbyllet pjesa e parë. Islandezët po udhëheqin 1:0 me golin e Sigurdsson. Kosova megjithatë bëri lojë të mirë në 45 minutëshin e parë.

- Islanda kaloi në epërsi prej 1:0 me golin e Sigurdsson në minutën e 40-të.

- Milot Rashica rrezikon islandezët me një gjuajtje të 'frikshme'.

- Kosova po mbrohet mjaft mirë dhe po luan pa frikë.

- Islandezët po sulmojnë në kërkim të golit, i cili do t'i dërgonte në Botëror.

- Fillon ndeshja. Kosova e përmbyll sonte kampanjën eliminatore për Botërorin 2018.

- Janë intonuar himnet e të dyja shteteve.

Formacionet zyrtare

Image

Image