Berisha flet për ndeshjen me Spanjën

Sport October 02, 2017 - 20:18

Portieri i Kombëtares shqiptare, Etrit Berisha ka folur për ndeshjen ndaj Spanjës në kualifikimet për Kupën e Botës

Berisha e pranon se do të jetë ndeshje shumë e vështirë, por shpreson se do të marrin një rezultat pozitiv.

“Ndaj Spanjës do të jetë një ndeshje jashtëzakonisht e vështirë për ne, por do të mundohemi të mobilizohemi dhe ta përgatisim sa më mirë këtë ndeshje. Shpresojmë të marrim një rezultat sa më të mirë”, tha Berisha për Top Channel.

“Mungesat në mbrojtje? E kemi diskutuar këtë edhe me disa lojtarë të Kombëtares, por fatmirësisht është rikthyer edhe Gjimshiti, i cili ka zhvilluar së fundmi një ndeshje jashtëzakonisht të mirë. Gjithashtu është edhe Ajeti dhe do të mundohemi të konsolidohemi sa më mirë”.