Calhanoglu kërkon falje

Sport October 02, 2017 - 13:08

Mesfushori i Milanit, Hakan Calhanoglu kërkon falje për kartonin e kuq të marrë ndaj Romës në minutat e fundit të ndeshjes, transmeton zeri.info

Reprezentuesit turk ishte ndëshkuar me kartonin e dytë të verdhë pas një ndërhyrje të keqe ndaj Radja Nainggolan.

Ish-ylli i Bayer Leverkusenit thotë se kishte harruar se ishte ndëshkuar me karton të verdhë.

“Kishte një keqkuptim me Romagnolin dhe harrova që isha i ndëshkuar. Kërkoj falje nga të gjithë. Më vjen shumë keq që do të humbas derbin”, deklaroi Calhanoglu.

Milani në xhiron e ardhshme të ligës italiane luan ndaj rivalit lokal, Inter.

Sa i përket ndeshjes së humbur, turku thotë se Milani luajti një ndeshje të mirë, por Roma ishte më me fat në këtë sfidë dhe i vjen keq për këtë humbje./Zëri