Barazon Bayern Munichu

Sport October 01, 2017 - 17:29

Bayern Munichu ka barazuar 2-2 në udhëtim te Hertha Berlini, transmeton zeri.info

Gjigandi bavarez kishte një epërsi prej dy golash, por nuk arriti ta ruaj.

Mats Hummels (10’) dhe Robert Lewandowski (49’) shënuan për epërsinë 2-0 të mysafirëve, por nikoqirët u përgjigjën përmes Ondrej Duda (51’) dhe Salomon Kalou (56’) për ta mbyllur ndeshjen në barazim 2-2. /Zëri