E harron Kosovën, ëndërron Botërorin me Belgjikën

Sport September 26, 2017 - 16:44

Adnan Januzaj ka ende mundësi të luajë për Kosovën, pasi nuk ka luajtur ende ndeshje zyrtare me Belgjikën që prej pranimit të FFK-së në UEFA e në FIFA. Megjithatë, duket se futbollisti nga Istogu as që e ka në mend Përfaqësuesen Verdhekaltër, pasi nuk e përmend atë asnjëherë, raporton "Zëri.info". 

Përkundrazi. Ai vazhdimisht i vetofrohet Belgjikës, e cila nuk dëshiron të dëgjojë për të që nga Botërori i vitit 2014. Sidoqoftë, futbollisti ofanziv i krahut të majtë ëndërron që me belgët të luajë në “Botërorin 2018” pasi mbeti pa u ftuar në “Evropianin 2016”.

Ai është transferuar verën që shkoi në Real Sociedad dhe përmes Spanjës synon ta kapë një vend në ekipin belg për “Russia 2018”, edhe pse nuk e ka zhvilluar asnjë ndeshje eliminatore, shkruan "Zëri". 

“Punë imja është që të impresionoj me paraqitje këtu në Spanjë. Shpresoj për një vend në Botëror me Belgjikën. Bota nuk ndalet”, ka thënë Januzaj për tabloidin britanik “Daily Mail”./Zëri/