Gotze kërcënon Realin

Sport September 25, 2017 - 19:41

Mario Gotze ka thënë se skuadra e tij Borussia Dortmund është gati për ndeshjen ndaj Real Madridit

Ylli gjerman, Mario Gotze pret një ndeshje të vështirë ndaj Real Madridit në kuadër të Ligës së Kampionëve.

Por, ai beson se forma e mirë e skuadrës dhe ndihma e tifozëve do t’u ndihmojë atyre ndaj kampionëve të Evropës.

“Ne presim një ndeshje të vështirë, sepse luajmë kundër skuadrës që e ka fituar Ligën e Kampionëve në dy sezonet e fundit”, tha fillimisht Gotze gjatë konferencës për media.

“Por, ky është sezon i ri, ne jemi në formë të mirë dhe duhet të reagojmë me forcë. Ne besojmë ne vetën tonë dhe luajmë në shtëpi para tifozëve tonë”.

Ndeshja ndërmjet Dortmundit dhe Realit do të zhvillohet nesër (e martë) nga ora 20:45 në stadiumin e skuadrës gjermane. /Express/

Image