Rashica flet për fitoren dhe golin ndaj Ajax

Sport September 24, 2017 - 18:43

Rashica është shprehur i lumtur për golin dhe fitoren e Vitesses prej 2:1 ndaj Ajaxit.

Anësori i Kombëtares së Kosovës, Milot Rashica, ka shkëlqyer në fitoren e Vitesses prej 2:1 ndaj Ajaxit, shkruan Gazeta Express.

Shqiptari shënoi golin e dytë për mysafirët në minutën e 45’, ndërsa golin e parë e realizoi Guram Kashia në minutën e 21’të. Për Ajaxin shënoi Nick Viergever në minutën e 83’të.

Ky ishte goli i dytë i Rashicës këtë edicion në Holandë, aq sa ka shënuar edhe anësori tjetër i Kosovës, Arbër Zeneli, që po shkëlqen me Heerenveen.

Rashica u vlerësua si më i miri në këtë ndeshje duke marrë notën më të madhe, (7.9). Ai u shpreh i lumtur për tri pikët dhe golin e bukur që shënoi.

 

“Fitore e madhe në udhëtim te Ajax. I lumtur gjithashtu për golin”, shkroi Rashica në Facebook.