Championsit i ka humbur shkëlqimi

Sport September 24, 2017 - 13:18

Trajneri i Arsenalit, Arsene Wenger thotë se Ligës së Kampionëve i ka humbur shkëlqimi që e ka pasur dhe se tani njerëzit shikojnë vetëm një apo dy ndeshje, transmeton zeri.info

Wenger, skuadra e të cilit nuk arriti të kualifikohej këtë vit në kompeticionin më të madh evropian dhe këtë sezon do të luajnë në Ligën e Evropës, thotë se Liga e Kampionëve e ka humbur interesimin.

”Mendoj se në fazën e grupeve nuk ka shumë ndeshje interesante. Ju zgjidhni vetëm një apo dy ndeshje. Shikoni audiencën. Ka humbur paksa interesimin”, deklaroi Wenger.

Sidoqoftë, strategu francez thotë është kënaqësi për të që ka arritur të udhëheqë Arsenalin në kaq shumë ndeshje të këtij kompeticioni.

“Kam pasur rreth 200 ndeshje në Ligën e Kampionëve, kështu që mund të ndihem i privilegjuar”, shtoi ai./Zëri