Chelsea dhe United pas Pellegrit

Sport September 22, 2017 - 13:34

Chelsea dhe Manchester United janë duke vëzhguar talentin 16-vjeçar të Genoas, Pietro Pellegrin, i cili tashmë ka shënuar tre gola në kampionatin italian, transmeton zeri.info

Pellegri ishte shumë afër transferimit të Interit gjatë verës së kaluar dhe klubi italian kishte arritur marrëveshje verbale me lojtarin dhe Genoan.

Interi kishte arritur marrëveshjen për të nënshkruar me dy futbollistë,

Pellegri dhe Salced për një shumë prej 60 milionë eurosh, por pronarët e Interit bllokuan këto transferime sepse së pari dëshironin të shitnin një prej futbollistëve të ekipit.

Nga ky anulim i një marrëveshje pothuajse të gatshme, tani Interi është shumë larg arritjes së akordit me Genoan për futbollistët.

Përveç klubeve angleze, interesim për Pellegrin kanë shprehur edhe Milani dhe Juventusi./Zëri