LIGA E KAMPIONËVE: Ja cili televizion e transmeton ndeshjen e sontme të Sigal Prishtinës!

Sport September 21, 2017 - 14:56

Sigal Prishtina do ta zhvillojë sonte ndeshjen e kthimit të fazës së parë të Ligës së Kampionëve në basketboll, shkruan zeri.info.

Prishtinasit e humbën lojën e parë nga Tsmoki Minsk me rezultat 50:57 dhe do të mundohen ta rikthejnë sonte rezultatin, në ndeshjen që do të fillojë në orën 18:00 me orën lokale të Kosovës.

Këtë ndeshje e transmeton Radio Televizioni i Kosovës, i cili do t’i transmetojë krejt ndeshjet e prishtinasve këtë sezon. /Zëri/