Basketbollisti bjellorus: Ja çka na pret në lojën e kthimit me Sigal Prishtinën

Sport September 19, 2017 - 21:21

Edhe basketbollisti Mikita Meshcharakou u shpreh i gëzuar me fitoren e sontme të Tsmoki Minsk ndaj Sigal Prishtinës në Ligën e Kampionëve, edhe pse e pranoi se ai me shokë kishin punë të vështirë.

Ndërkohë, ai pret ndeshje aspak të lehtë as në duelin e kthimit, që luhet pasnesër, shkruan zeri.info.

“E kontrolluam lojën dhe ishte një fitore e vështirë. Një ndeshje po aq e vështirë na pret edhe në shtëpi. Do të mundohemi ta kalojmë këtë turn”, deklaroi pas ndeshjes basketbollisti bjellorus. /Zëri/