Ferdinand i hyn boksit

Sport September 19, 2017 - 11:43

Ish-mbrojtësi i Manchester United, Rio Ferdinand dëshirën ta provoj veten në boksin profesional, transmeton zeri.info

38-vjeçari ka konfirmuar se dëshiron të ndërmarrë një sfidë të re në jetën e tij, duke hyrë në botën e boksit. Ish-reprezentuesi anglez ka njoftuar se do t’i hyj boksit profesional vetëm dy vite pasi u pensionua nga futbolli. Ferdinand luajti për 20 vite në nivelin më të lartë të futbollit me skuadra si West Ham, Leeds, Manchester Untied dhe Queens Park Rangers dhe gjithashtu regjistroi 81 paraqitje për kombëtaren angleze.

“Boksi është një sport i jashtëzakonshëm për mendjen dhe për trupin. Gjithmonë kam pasur pasion për këtë sport dhe kjo sfidë është mundësia e përkryer për t’iu treguar njerëzve se çfarë është e mundshme”, tha Ferdinand./Zëri