Morata synon finalen e Ligës së Kampionëve

Sport September 14, 2017 - 11:34

Sulmuesi i Chesleat, Alvaro Morata synon që këtë vit të arrij finalen e Ligës së Kampionëve me klubin londinez, transmeton zeri.info

Reprezentuesi spanjoll dëshiron që të arrij finalen e katërt të kompeticionit më të madh evropian.

Morata tashmë ka arritur në tre finale me ish-skuadrat e tij Real Madrid dhe Juventus. Finalen e fundit spanjolli e kishte arritur me klubin madrilen gjatë edicionit të kaluar.

“Është një kompeticion i jashtëzakonshëm. Kam arritur në finale të Ligës së Kampionëve me të gjitha skuadrat që kam luajtur dhe shpresoj që ta bëj edhe këtë vit. Është shumë e vështirë për ta fituar Ligën e Kampionëve, por mendoj se kemi një ekip të mirë dhe me mentalitetin e duhur mund të bëjmë gjëra të mira”, deklaroi Morata./Zëri